Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sulmi me kallashnikov ka ndërruar jetë në vend roja i institucionit “Top Channel”, të cilit iu mor jeta nga një plumb teksa ishte në krye të detyrës së tij. Të shtënat u dëgjuan në kohë reale nëpërmjet kamerave të emisionit “Big Brother Albania”, por mesa duket kjo nuk ka qenë hera e parë.
Së fundmi, është bërë virale edhe nje video tjetër, në të cilën po ashtu pretendohet se dëgjohen të shtëna armësh. Gjatë kohës që ishin duke biseduar në oborr, dy banorët Kristi dhe Elvis Pupa komentuan të shtënat. Pas të shtënave, Kristi thotë: Ishte automatike. Ishte ktu afër… Por nuk ishte shumë, automatike ishte.
Ngjarja duket se ka ndodhur para tri ditësh, por nuk është e qartë nëse sulmi edhe para disa ditëvë ka qenë ndaj Top Channel, apo është qëlluar diku tjetër, e të shtënat janë dëgjuar edhe atje. Kjo pistë ende nuk është e qartë…