Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku shtetasit Edmond Gosa dhe Sali Rexha humbën jetën.
Mësohet se njëri prej viktimave u sulmua me thikë sapo doli nga një market në zonën në qendër të qytetit, në afërsi të tregut të valutës. Më pas, i plagosuri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka sulmuar personin tjetër, duke e qëlluar me 3 plumba në bark.
Dy viktimat do të sqaroheshin për një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara nga armë e ftohtë e tipit thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.
Nga ana tjetër, dyshohet se në momentin e ngjarjes një nga viktimat, Sali Rexha, ka qenë në prani të gruas dhe të fëmijës së tij të mitur, të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen.