Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ashpër, edhe pse jozyrtarisht, fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Në një kohë kur kundërshtari i tij kryesor, kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi premtoi lëvizje me urban falas për banorët e kryeqytetit, Veliaj prezantoi projektin e Linjës së Shpejtë të Autobusëve. Por më shumë se me autobusët u mor me mediat.
Veliaj denoncoi me emra dy faqe online të cilat, që sipas tijkohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Me emër, Veliaj përmendi Erland Dalliu dhe Anisa Caka, janë pronarët e portaleve ”JOQ” dhe ”Lolita”, duke pretenduar se ata gjobisin pronarët të autobusëve të kryeqytetit. Madje nuk u ndal me përmendjen e emrave, por përdori edhe nofka për të tentuar “degradimin” e figurës së tyre, si psh. në vend që Cakës t’i referohej me emrin e saj, e përmendi si “Anisa e Vithkuqit”. E jo vetëm kaq, por për Dalliun i ishte futur me “rrënjë e dhëmballë” pemës së tij familjarë, duke përmendur edhe muajin e Ramazanit. Ndërsa, sigurisht që Cakës i ka gjëtur pikën e dobët, i ka përmendur fëmijët, si për t’i dhënë mesazh që është informuar mirë lidhur me jetën e saj private. Pastaj lidhjen e fëmijëve dhe faktin që është nënë me kritikat që iu bëhen Bashkisë, e gjen vetë Veliaj. Në fakt nuk ka edhe pse ta gjejë, sepse thjesht e bën, përdor një gjuhë seksiste, ndërkohë që të gjithë tundin kokën duke i dhënë të drejtë. Kush ka guxim ta kapë në gabim Lalin?
Mirëpo nuk u ndal me aq, sipas tij, mediat i vendosnin gjobë pasi raportonin aksidentet që ishin bërë nga autobusët në Tiranë, që nuk kanë qenë të pakta. Të gjithë, Veliaj i justifikoi, vetëm se harroi të përmendte që është fakt që aksidentet kanë ndodhur dhe vetëm mrekullia i ka shpëtuar dhjetra qytetarë që në një prej rasteve mund të kishin përfunduar në Lanë.
“Ju që jeni drejtues të kompanive e dini fare mirë, se keni ardhur tek unë dhe më keni thënë: A ta paguaj atë Erland Dalliun e “Jeta Osh’ Qef”, vetëm që të më lërë rehat? Dhe përgjigja që keni dëgjuar nga unë është: “JO”. Për sa kohë që unë nuk i paguaj gjobat e Erland Dalliut dhe të “Jeta osh’ Qef”, nuk do t’i paguani as ju, se nuk mund të kemi një marrëdhënie ku ju paguani gjobat e atyre që janë tërë ditën me “Range Rover” dhe që s’kanë hipur ndonjëherë në autobus. Erland Dalliu është nipi i Brahim Dalliut – ta dijë gjyshi i tij, që në muajin e Ramazanit bëhet një haram i tillë dhe nipi i tij gjobit gjithë autobusët… i kam thënë edhe linjës së Kombinatit, “jo, s’ke për të paguar”, edhe linjës Green Line i kam thënë “s’ke për të paguar”, le t’iu vijnë me oferta. O do ta bëjmë këtë punë siç bëj unë punët e bashkisë, që pavarësisht gjobave vazhdojmë përpara, dhe koha na provon që kemi të drejtë, po kështu nuk bëhet të jesh nipi i një haxhiu të nderuar, një kleriku të madh si Brahim Dalliu, dhe sot Erland Dalliu u vë gjoba kompanive të autobusëve, kjo nuk pranohet, se në dallim nga ata gazetarët që të paktën dalin me emër, këta dalin edhe pa emër. Më erdhi dje dikush tjetër për atë aksidentin e fundit, më tha: ‘Anisa e Vithkuqit e “Lolitës” më ka vënë gjobë’. I thashë: “Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba”. Nuk do paguaj asnjë gjobë dhe këtë radhë do provoj që ti mund të bësh një fushatë me vendime të rëndësishme, me vendime të drejta, me vendime të ndershme pa paguar asnjë gjobë dhe të fitosh. Po ju garantoj, ne do t’i fitojmë këto beteja, jo vetëm politike, por edhe betejat për transportin publik, pa paguar asnjë gjobë, as Anisa Vithkuqit, as Erland Dalliut, dhe as ndonjë gjobaxhiu tjetër që fshihet pas emrave që duket sikur janë gallatë dhe në fakt janë makineritë më të mëdhaja të gjobave. Se i bie që duhet të fusni në bilancin tuaj edhe këto kosto. Pra, mirë kostoja e naftës, mirë kostoja e stresit, mirë kostoja e dikujt që mund të jetë i sëmurë ose e dikujt që është me agjërim apo edhe e një aksidenti ku s’ke faj fare, por të fusësh edhe koston e Anisa Vithkuqit dhe Erland Dalliut, për të përballuar transportin publik… jam i sigurt që edhe Xhoni, edhe Kristiani [ekspertët e GIZ], teksa dëgjojnë fjalët e mia thonë: “s’e kishim dëgjuar këtë kosto të tillë!”, se sigurisht në Londër nuk ka njeri që të vë gjoba për autobus: “O paguaj këtu haraçin ose ne do të biem përditë dhe po të doli tym nga marmita do të themi që është zjarr”. Sigurisht që, Kristiani habitet dhe thotë “Ç’a janë këto muhabete!”, por këtu në Shqipëri, kush bën biznes, ka edhe një bilanc tjetër që është një bilanc në të zezë i haraçit që ti duhet të paguash nga këta që jetojnë me punë të pandershme, që nuk e nxjerrim emrin e tyre dhe nuk e thonë përballë kritikën, por fshihen pas një pseudonimi gallate, qejfi, por ndërkohë janë gjobaxhinjtë më të mëdhenj në këtë qytet,”- tha Veliaj.
Por nuk u ndal me aq, sigurisht. Fotot e Dalliut dhe Cakës, bashkë dhe me një tekst të “kopsitur” sipas dëshirave të “Lali Erit” u shpërndanë në të gjitha mediat pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e që mbështesin edhe Veliajn. Edhe pse Veliaj nuk nxorri asnjë provë nga të ashtuquajturat “gjoba” që kishin vendosur mediat në fjalë, por sigurisht që asnjë nuk e vuri në dyshim fjalën e kryebashkiakut. Mesa duket kështu ka vendosur që ta nisë fushatën, në sulm ndaj mediave që thonë disa të vërteta që Veliaj i vijnë hidhur. Veçse betejën për lincimin e tyre nuk do ta bëjë vetëm