Në lagjen 2, pranë prokurorisë së qytetit janë vënë re lëvizje të dyishmta. Roja i prokurorisë ka lajmëruar policinë rreth orës 3:30 të mëngjesit pasi ka vënë re një person duke u shtrirë përtokë e duke vendosur diçka poshtë makinës.
Në fillim është dyshuar për eksploziv. Pas alarmit, grupi i shpërthimeve të kontrolluara ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk ka qenë tritol, por një aparat GPS.
Makina që iu vendos GPS është në pronësi të shtetasit Eris Çekani, i cili kohët e fundit ka patur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec, ku më i fundit ishte aksidenti kokë më kokë në Elbasan.
Nga ana e policisë, janë sekuestruar të gjitha kamerat në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e personit që ka vendosur GPS, e për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes.