Turistët digjen për së gjalli në balonën në Meksikë, njëri kërcen nga 100 metra lartësi

Një balonë me ajër të nxehtë është përfshirë nga zjarri gjatë fluturimit mbi qytetin Teotivakan të Meksikës, e për fat të keq dy persona kanë humbur jetën. Në rrjetet socialë është shfaqur videoja, ku shihet balona e përfshirë nga zjarri dikur rreth 100 metra mbi tokë.

Turistët filmuan momentin rrëqethës me telefona, ku shihet balona e djegur, kurse në fillim të videos shihet një person që kërcen nga shporta duke tentuar në atë mënyrë të shpëtojë.


Tragjedia ndodhi në afërsi të piramidës së njohur të diellit. Balona u rrëzua shpejt, kurse zjarrfikësit dhe policia shkuan në vendin ku u rrëzua balona.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *