E ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë mjekja Aurora Dollenberg e cila jeton dhe punon në Gjermani.
E pyetur se nëse është e drejtë që gjermanët marrin mjekët nga Shqipëria, ajo shprehet se nuk është e drejtë, madje vetë gjermanët nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, por detyrohen t’i marrin nga nevoja. Madje sipas saj gjermanët janë shumë nacionaliste dhe ndonjëherë edhe racistë.
Aurora Dollenberg: Nuk është e drejtë dhe për vetë gjermanët dhe ata nuk e dëshirojnë absolutisht këtë gjë. Meqë jemi live mund ta them me gjithë kompentecë, janë shumë nacionalistë, në disa aspekte shkon dhe në racizëm. Por edhe ata nuk dëshirojnë,është nevoja që i ka çuar që të lehtësojë të gjitha procedurat dhe t’i marrë mjekët shqiptarë.
Blendi Salaj: Kaq të sëmurë janë gjermanët?
Aurora Dollenberg: Po shumë dhe unë i vlerësoj për këtë aspekt. Mendoj për një porcion më tepër nacionalizëm do na bënte dhe ne shqiptarëve shumë mirë që ta donim vendin tonë me kaq fanatizëm siç e duan ata vendin e tyre. Duan të dëgjojnë gjuhën e tyre, duan të shikojnë bjonda nëpër spitale dhe azilet e të moshuarve. Patjetër që duket e padrejtë ndaj atyre që emigrojnë drejt Gjermanisë, por në fund të fundit ata janë në vendin e tyre dhe i bëjnë rregullat e lojës dhe më vjen shumë keq që boshatiset Shqipëria nga kaq njerëz të talentuar dhe Gjermania nuk i do. Pra këtu nuk janë të dëshiruar deri diku, atje nuk janë të dëshiruar dhe mbeten nga ana psikologjike si në mes të rrugës.
Top Channel