Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Live from Tirana” gazetari, Andi Vrapi, i cili komentoi edhe reality show-n, “Big Brother VIP2”.
Që prej datës 3 janar, Luiz Ejlli është kthyer biond. E që nga ai moment shitja e dekolorantëve duket se ka pasur një rritje të frikshme si dhe ka një kërkesë të madhe të djemve për të pasur flokët si këngëtari i njohur.
Si e ka parë Andi ktë masivizim të lyerjes së flokëve?
“Kishte një lloj stigme të rëndë për djemtë që lyenin flokët. Paragjykoheshin si homoseksualë. E mira është që në këtë edicion të “BBV” kjo stigmë është më pak e rëndë. Është e dukshme tanimë që në qytet sheh edhe çuna hijerëndë, me makina të shtrenjta që kur dalin nga makina i kanë flokët e lyer si Luizi. Për mua kjo gjë nuk duhet trajtuar me shaka. Personazhet që dalin në ekran kanë një influencë të madh në publik. Luizi siç ka ndikuar për flokët mund të ndikojë edhe për gjëra që mund ta bëjnë këtë shoqëri më të mirë”, tha Andi Vrapi gjatë intervistës në “Live from Tirana”.