I vëllai i Migena Sinanit, e cila u ekzekutua nga kunati i saj Ronald Sinani në orët e para të mëngjesit të 8 prillit, ka treguar gjendjen e vajzës së saj 2-vjeçare, që ishte në krevat me të ëmën kur ndodhi krimi i tmerrshëm.
Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai tha se vogëlushja ishte shumë e lidhur me të, por ditën e vrasjen kur efektivët ia dërguan në shtëpi, ajo nuk e njohu. Vëllai i viktimës tregoi se mbesa e tij gjatë natës vetëm qan e bërtet.
Ndërsa shtoi se nëse djali i 37-vjeçares do kishte qenë atë natë në shtëpi, trauma do ishte akoma më e madhe. Ai u shpreh se bashkëshortit të Migenës, Erjon Sinanit, nuk ia ka mbyllur derën dhe e ka si vëlla.
Vëllai i Migena Sinanit: “Vajza ishte e lidhur me mua, atë ditë kur ma dha policia nuk me njohu. Kujdesem unë dhe mami. Vajza kur do ta shtrish në krevat, qan bërtet, do që të rrijë vetëm në krah. Djalin e kisha marrë unë, e merrja gjithmonë të premten tek kopshti dhe e dërgoja të dielën.
Motra më tha ‘nëse do mos hajde të marrësh, se e ka të hënën pushim dhe ndoshta nuk vij të shtunën’. Dhe shkova e mora. Nëse s’do e kisha marrë do ishte në krevat me nënën dhe trauma do të ishte shumë më e madhe se e vajzës.
Arsyeja që punonte natën kunati ishte për fëmijët. Në darkë sepse ishim gjumë dhe i ditën i përkushtohej atyre.
Motra i përkushtohej atyre, pasi lindi vajzën nuk filloi më punë.
Ishte me leje lindje. Nuk kam pasur informacion që kunati i saj vuante nga depresioni.
Ata kanë qenë duke mbledhur lekët për të ndërtuar shtëpinë për të jetuar sërish bashkë, jo të ndarë nga prindërit e vëllai i burrit.
Erion Sinani ka qenë aty ditën e varrimit. Nuk ia kam mbyllur derën kunatit. Si mund t’ia mbyll derën vëllai tim.
Kërkoj të di arsyen pse është vrarë motra ime dhe ku është marrë arma e kush e ka lëvizur.
Dera ime është e hapur për këdo.”