Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Berat-Lushnje, ku një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje 67-vjeçarin Hamdi Çela, teksa ai po udhëtonte me biçikletë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.