Malvina Xhido, 31 vjeçe, është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi nga një kontroll në shtëpinë e saj, ka gjetur një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje. Kontrolli është ushtruar pas dyshimeve se kjo shtetase kishte vjedhur një shumë parash në shtëpinë e shoqes së saj.
Gjithashtu, u arrestua për moskallëzim krimi, shtetasi E. B., 35 vjeç, mik i shtetases Malvina Xhido, i cili u gjet në shtëpinë e 31 vjeçares gjatë kontrollit të Policisë, por nuk kishte kallëzuar që shtetasja Malvina Xhido mbante armë zjarri në banesë.
“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.