Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Tiranë, ku një vajzë u mbajt e mbyllur dhe u dhunua me sende të rënda për një javë nga bashkëjetuesi i saj.
Gerald Gusholli ka dhunuar barbarisht bashkjetuesen e tij 28-vjeçare. Ngjarja e rëndë është zbuluar pasi dy vajza kanë dëruar 28-vjeçaren në një klinikë private, të dhunuar dhe gjakosur në të gjithë trupin. E reja në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Traumës.
Bëhet me dije se një nga vajzat që ka dërguar në spital 28-vjeçaren e dhunuar është motra e autorit. Ka qenë ajo që ka dërguar policinë dhe në apartamentin ku u mbajt e mbyllur e reja. Brenda në banesë është gjetur një këmbë karrige, me të cilën dyshohet se autori ka dhunuar të renë.
Gerald Gusholli ka thënë se ishte shumë xheloz dhe se ky ka qenë edhe shkaku i ngjarjes duke mos dhënë më shumë detaje.
Kujtojmë që veç Gushollit në pranga kanë rënë dhe 4 persona të tjetë, të cilët ndihmua31-vjeçarin që të fshihet ngjajren dhe të largohej nga vendi i ngjajres.
Në pranga ka rënë Besmir Nurçellari e Arjan Sheta nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit Bledi e Erlind Kateshi, (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.