Arrestimi i reperit Kleviol Ahmeti ka ardhur pas një kallëzimi të bërë nga kolegu i tij Rigels Rajku bashkë me babain e këtij të fundit, Bashkim Rajku. Në padi, reperi i njohur si Noizy dhe babai i tij janë shprehur se kanë marrë kërcënime të vazhdueshme nga Ahmeti që ndryshe njihet si Cllevio Serbiano. Ata kanë theksuar se ndihen të frikësuar pas kërcënimeve për vrasje që u ka bërë i riu.
“Na ka shkaktuar gjendje ankthi dhe frike për shkak të kërcënimeve në Tik-Tok se do na vrasë dhe shkatërrojë,”- kanë thënë babë e bir.
37-vjeçari u vu në pranga në Rinas, sapo erdhi nga Italia. I riu, banues në Lushnje, akuzohet për veprën penale ‘Përndjekja’.