Në prime-n e kaluar si duket fansave nuk iu ka shpëtuar një deklaratë e moderatores Arbana Osmani, e cila ka nxitur aludimet për rrogën e saj. Banorët e BBV prime-n e kaluar, pyetën se sa ishte çmimi i madh ndërkohë që përgjigja e Arbanës ishte epike.
‘Mezi po mbaj lekët e mia”, – ishte përgjigja e Arbanës.
Përgjigjja e saj tërhoqi vëmendjen duke aluduar për një pagë të lartë, duke marrë parasysh se rreth dy vite më parë me publikimin e pagave të shqiptarëve Arbana Osmani rezultonte si moderatorja më e paguar me pagën 8 mijë e 100 euro në muaj.
Të dhënat për pagën e saj u zbuluan më parë se të fillonte ‘Big Brother Vip’, program i cili ka pasur një auidiencë të lartë shikueshmërie dhe njëherazi edhe rroga e moderatores duhet të jetë rritur edhe më shumë.
Aktualisht, moderatorja Arbana Osmani është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime edhe në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat. Një postim në faqen e saj, mendohet se kap shifrën e 5 mijë eurove. Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro.