Luiz dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Luizi doli nga shtëpia dhe shkoi në Bashkinë e Tiranës, ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kurorëzoi martesën e tij dhe Kiarës, çiftin më të përfolur prej 4 muajsh në të gjithë Shqipërinë dhe më gjërë.
Në ceremoninë martesore që kaq shumë pritej nga çifti, por edhe nga shumica e shqiptarëve, morën pjesë dhjetra miq, të afërm dhe familjarë të Luizit dhe Kiarës.
Një gjë të tillë e kishte kërkuar edhe Luizi, por edhe Kiara shumë shpesh brenda shtëpisë. Ata madje kanë shprehur dëshirën për të patur fëmijë bashkë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj kurorëzoi martesën e çiftit dhe dha a për çiftin, të cilët i shkëmbyen me njëri-tjetrin e më pas puthën njëri-tjetrin.
Kiara pranoi të jetë bashkëshortja e Luizit dhe që të marrë mbiemrin e tij Ejlli.
Luizi u shpreh se ai pranon ta ndajë jetën me Kiarën deri në vdekje. Ajo që ra në sy ishte mungesa e familjarëve të Luizit ndërkohë që familjarët e Kiarës ishin të gjithë.
Sipas Jetmirit dhe Anaidit, dy ish fitues të BB, familja e Luizit nuk ka pranuar të jetë e pranishme në ceremoni. Kjo pasi ata ndoshta e konsiderojnë një hap të shpejtuar. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë kunati i Luizit tha se Kiara nuk ishte dashamirëse e tij.