Drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini” ku sot u vra një nxënës dhe u plagos një tjetër ka shpërthyer në lot para kamerave. Në një prononcim për Euronews, drejtoresha Ardiana Hasa thotë se viktima, Fatjon Bici, 15 vjeç, ishte një nxënës shembullor. Ajo është shprehur se është shumë e prekur nga ngjarja dhe se adoleshenti që u vra nuk ishte nxënës problematik.
“Ishte një nxënës shembullor. Jam shumë e prekur nga ngjarja. Adoleshenti që u vra nuk ishte nxënës problematik,”- tha ajo ndër të tjera.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”. I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën. Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale. Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.