Arjan Gosa ishte duke pirë një kafe me të atin kur Habib Rexha shkoi dhe e qëlloi me plumb në kokë duke i marrë jetën në vend. Ajo që e bën më tragjike ngjarjen është fakti që e gjithë skena është dëshmuar nga i moshuari, i cili për asnjë moment nuk e la trupin e të birit vetëm. Në rrjet qarkullojnë momentet e fundit, kur Rexha po jep jetë, ndërsa i ati ende i ulur në një karrige rri pranë të birit, ndoshta për t’i dëgjuar fjalët e fundit.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për “pse më sheh ashtu” nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i “fortë” në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve.