Gjykata e Rovigo-s në Itali ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg Nadire Kurtin, e cila vrau bashkëshortin e saj, Shefki Kurtin, vitin e kaluar. Pasi e vrau, 69-vjeçarja e copëtoi trupin e bashkëshortit dhe më pas e futi në disa qese dhe e hodhi në një kanal.
Gruaja e pranoi krimin më 18 gusht të vitit të kaluar, duke thënë se kishte përdorur një hanxhar dhe disa thika në momentin e kryerjes së krimit të rëndë. Policia zbuloi pjesët e trupit të pajetë fillimisht më 28 Korrik.
Gjithçka ndodhi si pasojë e tharjes së kanalit. Autoritetet fillimisht menduan se ngjarja kishte lidhje me krimin e organizuar por pas hetimeve u zbulua se bëhej fjalë për probleme familjare. Gruaja rezultoi se kishte probleme psikologjike dhe prej vitesh trajtohej nga një psikiatër.