Video/ Përdor çantën si maskë, Alma Kaçi mbërrin në Gjykatën e Posaçme

Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme Alma Kaçi, gruaja që shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me ish-kreun e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Alma Kaçi është shoqëruar nga policia në Gjykatë. Ajo është shfaqur me kapele, syze dhe çantë, të cilën e mban para fytyrës për t’i shpëtuar kamerve të medias.

https://www.tiktok.com/@albania_news24/video/7248941636112223494?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Ajo dhe Safet Gjici në seancën gjyqësore që do të mbahet në orën 13:00 do të njihet me masën e sigurisë.

Kujtojmë që pas video-skandalit të publikuar pak ditë më parë, SPAK nisi hetimet në fillim për akuzën “Shpërdorim detyre”, ndërsa më pas kur u publikuan edhe biseda mes Gjicit dhe Alma Kaçin, e cila pas aktit kërkoi favore pune, për kryebashkiakun u rënduan akuzat për “Korrupsion pasiv”.

Kujtojmë që në 16 qershor kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun. Arrestimi i Gjicit është bërë vetëm një javë pas publikimit të videoskandalit, ku ish-kryebashkiaku shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Pas publikimit të kësaj video, përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërkohë bëri me dije se me vajzën në të cilën shfaqej në video Alma.Kaçin prej kohësh kishte një lidhje dashurie. Kaçi u arrestua pak ditë më parë dhe iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ka dhe një fëmijë të mitur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *