Një vrasje e dyfishtë tronditi pasditen e sotme Shkodrën, ndërkohë që viktimë mbetën babë e bir të identifikuar si Gjokë dhe Eduart Gurra.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sumë, të njësisë Pult në Dukagjin ndërsa nga nga pistat që po hetohet është ajo e kultivimit të kanabisit.
Me sa duket në një atentat të mirëplanifikuar, autori që dyshohet se ka vepruar i vetëm, i ka pritur dhe i ka ekzekutuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 të ditës së sotme, për është bërë publike vetëm në orën 18:15 pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është e largët nga Shkodra dhe me shumë pak njësi banimi. Vetëm pas telefonatës së familjarëve policia është vënë në lëvizje.
Të dy viktimat rezultojnë pa precedentë penalë, madje Gjokë Gurra kishte punuar vite më parë në Polici. Ndaj dhe policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit, pasi zona e Dukagjinit është e njohur për mbjelljen e tij.
Ndërkohë që familja Gurra ishte shpërngulur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës për të jetuar dhe banesa e djegur kishte mbetur e pabanuar. Gjokë Gurra ishte babai i dy fëmijëve, një djali e një vajze, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave.