Vendi ynë është përfshirë këto ditë nga vala e të nxehtit arfikan. Por moti i nxehtë do të na shoqërojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Lajda Porja tha se Elbasani dhe Berati kanë regjistruar sot temperatura deri në 42 gradë Celcius, ndërsa Kukësi 39 gradë Celcius, i cili mban rekord për temperaturën më të lartë në zonat malore.
Ajo u shpreh në një intervistë në “Euroneës Albania” se kjo valë e të nxehtit do të qëndrojë deri në fillimin e javës tjetër, javë kjo në të cilë Europa do të përjetojë temperatura të larta.
“Parashikoj që kjo valë të qëndrojë deri në fillimin e javës tjetër, deri ditën e hënë ku temperatura shumë të larta do të përjetojë jo vetëm Shqipëria, por jugu i Italisë, Greqia, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovina.
Pra spostimi i valës nga Spanja, ku Spanja po merr pak frymë, tashmë epiqendra është stacionuar në Siçili, ku Siçilia dhe Italia jugore do të thyejnë rekorde historike me temperatura ekstremisht të larta. Nga e enjtja ose e premtja do të kemi vlerat maksimale ku nuk përjashtohet 43 gradë, ose lehtësisht mbi 43 gradë,” – u shpreh Porja.