Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të shtunë.
Këtë herë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Burime bëjnë me dije se një makinë tip “Audi” nën drejtimin e një gruaje 35 vjeç ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar shoferaj e mjetiti, e cila është dërguar në spitalin e Fierit.
Mësohet se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia. Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.