Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me skandalin e rëndë të denoncuar një ditë më parë, ku djali i drejtorit të konvikteve në Berat dhe eksponent i PS-së, ka dhunuar një vajzë dhe nënën e saj.
Berisha bën me dije se policia e mbron me deklarata të rreme, dhe se dhunuesi është i paprekshëm nga organet e drejtësisë. Sara Zoto, vajza e dhunuar e cila i shkruan kryedemokratit, thotë se policia ka dhënë një deklaratë të rreme duke thënë se ajo dhe nëna e saj kanë bërë kallëzim në datën 03.07.2023. .
Ajo hedh poshtë këtë version, ndërsa zbulon se pas dhunës i janë drejtuar policisë ku dhe kanë bërë kallëzim në datën 01.07.2023, gjë që është e vërtetuar në deklaratën e saj dhe në raportin mjekësor. Sara njofton se çështjen ia ka dërguar kryeministrit Rama në rrjetet sociale, por nuk ka marrë ende një përgjigje.
Postimi nga Berisha
Banditi rilindas që rrahu vajzën Sara Zoto dhe nënën e saj, i paprekshëm.
Policia e mbron me deklerata të rreme!
Lexoni denoncimin dhe shikoni dokumentat e vajzës qe u godit brutalisht nga Ngofo.
Përshëndetje zoti Sali Berisha!
Kërkoj ndjes për shqetësimin, unë jam Sara Zoto jam vajza që kam publikuar tek Joq inçizimin që më ka dhunuar djali i drejtorit të konviktit në Berat (Tonas Kostandin Ngofo) partiakët e partis socialiste.
Policia dhe tek Joq ka dhënë një deklarat të rreme duke thënë se unë dhe nëna ime kemi bërë kallëzim në datën 03.07.2023, ndërkoh që ne kemi shkuar që në moment dhe kemi bërë kallëzimin në datën 01.07.2023, gjë që është e vërtetuar në deklaratën time dhe në raportin mjekësor. Ka dhënë që unë pretendoj se më ka rrahur ndërkohë që është e faktuar që Tonasi më ka rrahur, si mund të korruptohet kaq shumë policia, prokurori ka mbyllur çështjen me një deklarat të rreme që ka dhënë Tonasi dhe jo me faktet që unë kam. Prokurori Eni Çulli nuk ka bërë asnjë ballafaqim mes të dyja palëve për të parë provat, por unë kam bërë dy kërkesa për të takuar prokuror Eni Çulli dhe ai refuzoi që të më takonte. Në këtë mënyr ai mbylli çështjen. Tonasi vjen dhe më kërcënon çdo ditë, qëndron përpara punës time përpara shtëpis time me shumë djem të tjerë, kemi njoftuar policin për këto dhe policia na thot:
Ëmë se nuk ju bën gjë ai ju.
Më falni si mund të jet i gjith ky korrupsjon ka hapur.
Çështjen ja kam dërguar edhe z.Edi Rama në facebook, instagram, ëhatsapp, në mesazh dhe nuk më kthen përgjigje.
Ju faleminderit!