Është identifikuar 37-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik të Greqisë. Ai është Erald Jonuzi, i cili u qëllua për vdekje disa herë me armë zjarri para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke.
Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, ku njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ai ka pasur precedentë penalë në vitin 2009 për kalim te paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.
Ndërkohë mediat greke shkruajnë se paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.