Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur këtë të enjte në Tushemisht të Pogradecit. Mësohet se Denis Harizi ka plagosur me thikë, Agim Harizin. Ky i fundit ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Njoftim:Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi Denis Harizi rreth 50 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin Agim Harizi 44 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit Denis Harizi.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.