Pas ditëve të vështira, lutjeve në dyert e spitalit që gjithçka të shkojë mirë dhe operacionet e regjisorit dhe aktorit Genc Fuga të përfundonin me sukses, ka ardhur dhe reagimi i bashkëshortes së tij, Enerjeta Jani Fuga.
Përmes një postimi në “Facebook”, aktorja gjerë e gjatë ka falenderuar një për një të gjithë ata persona të cilët iu gjendën pranë qoftë me mbështetje monetare apo dhe me një telefonatë ku e inkurajonin dhe i jepnin shpresë se gjithçka do të shkojë mirë.
Falenderimet Jani i ka nisur me drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Alfred Peza, i cili ishte personi i parë i cili shkoi në dyert e spitalit pak pasi Genci ishte futur në operacion.
Më tej Enerjeta shpreh mirënjohje të thellë për Klodian Allajbeu, ose ashtu si të gjithë e njohin “Klodi i Amerikanit, profesorin Mevlan Shanaj, regjisorin Kiço Londo, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, doktorët si dhe një falenderim të veçantë aktorja ka shprehur për personat e panjohur, ata që menjëherë pas hapjes së “go fund me” kontribouan me aq sa kishin mundësi për të bërë të mundur mbledhjen e shumës që duhej për operacionin.
“Dhe ne fund, por jo nga rendesia falenderim shpirti te gjithe njerezve te thjeshte qe u bene nje me dhimbjen time. Faleminderit per cdo lutje te ndjere tuajen qe ma beri zemren dhe me te forte.Faleminderit per cdo kontribut zemre qe tek une mori permsa mrekullie duke pare qe ne nje kohe rekord shume zemra qe u bene bashke me dhane fryme,besim, siguri”, shkruan Jani, teksa në fund nuk ri pa përmendur as artistin e njohur shqiptar, Flori Mumajesin për të cilin aktorja thotë ka një zemër flori dhe e falenderon për mbështetjen që i dha që në momentin e parë.
Postimi i plotë i aktores:
E verteta dhe mirenjohja ime. Per pune sekondash une do postoja nje status mirenjohje dhe falemderimi per te gjithe ata qe vepruan dhe me qendruan prane. Me sjellin linkun qe qeveria akordoi nje fond prej 2 milione leke te rinj per nderhyrjen e Gencit.
Pas kesaj ndjeva se ajo qe kisha pergatitur per te postuar do keq interpretohej dhe nuk e postova duke mos dashur te cenoj kurresesi dinjitetin e Gencit dhe respektin tim per te.
Por ne si cift pervec parimit te mirnjohjes kemi dhe ate te se vertetes dhe vendosa qe falenderimeve te mija ti shtoja dhe te verteten e asaj nate dhe pse mbase ata qe jane pjese e se vertetes e falenderimit nuk do e pelqenin qe ti publikoja.
(Ju kerkoj ndjese per kete )Por une nuk mund te rri pa i thene keto te verteta e falenderime.Dua ta nis nga momenti i veshtire ku gishti im i dha “send” postimit ne instagram dhe fb.
Sapo doli postimi, qe nje reagim i menjehershem sensibilizimi qe ma ngrohu zemren dhe me mbushi me force , me ate force qe eshte e domosdoshme ne ato momente.
Operacioni kish pak qe kish nisur dhe ne dere te spitalit u shfaq nje person i cili per mua eshte Drejtor i Pergjithshem i institucionit ku une punoj dhe kisha adresuar thirjen time por tek une erdhi si Alfred Peza, erdhi me te gjithe humanizin dhe mbeshtetjen njerzore e mbi te gjitha me optimizmin qe cdo gje do shkoj mbare e mire.
Me te ne krah me erdhi nje telefonate nga Klodi i Amerikanit (sic degjoj shpesh ta therrasin) i cili me dha nje siguri te cilen e kisha te nevojshme ne momentet qe po behej nderhyrja, siguri te cilen e pata dhe ne vazhdimesi. Faleminderit Profesor Mevlan Shanaj dhe Regjisorit Kico Londo per telefonatat e kryera. Faleminderit Znj. Manastirliu per mbeshtetjen e menjehershme dhe interesimin e vazhdueshem, lo mop.Faleminderit Z. Veliaj, edhe per mbeshtetjen tende qe e tregon sa here eshte e nevojshme. Faleminderit pafund mjekeve duararte Dr.Eugenit, Dr.Arbenit, Dr.Gentit dhe Dr.Vojsaves te cilet bene mrekulli ne ate situate te veshtire te Gencit.Faleminderit Profesor Petreles qe eshte i gatshem te me pres ne cdo moment.
Faleminderim zemre per te gjithe te afermit dashamiresit koleget.Dhe ne fund, por jo nga rendesia falenderim shpirti te gjithe njerezve te thjeshte qe u bene nje me dhimbjen time.
Faleminderit per cdo lutje te ndjere tuajen qe ma beri zemren dhe me te forte.Faleminderit per cdo kontribut zemre qe tek une mori permsa mrekullie duke pare qe ne nje kohe rekord shume zemra qe u bene bashke me dhane fryme,besim, siguri. Kamber Mici faleminderit qe me ndihmove ne hapjen e llogarise ne GoFundMe.
Faleminderit te gjithe miqve qe naten e operimit ishin prane meje per nje perqafim.Genci, me zotin para dhe me gjithe dashurine e njerezve ne te dy do kemi nje rruge te veshtire perpara… por ashtu sic duhet sepse shume njerez me bujarine e tyre e kane bere te mundur qe kete rruge ta kemi te perballueshme.Dhe ne fund o Flor Mumajesi, e di qe do me thuash pse, por nuk mundem te mos ia them te gjitheve se ke nje zemer flori. Faleminderit per ate mbeshtetje zemre qe nga momenti i pare.
Te dashur miq, te njohur dhe te panjohur, sidomos ju te panjohur qe madheshtine e Gencit e sollet aq ngrohte tek une me respektin e simpatine per te. Ju drejtohem duke ju thene se nuk kam ditur asnjehere te jem e mire me fjalen por fjalet e zemres nuk i kam kursyer asnjehere sepse jane gjithmone te verteta e kur jane te verteta jane te ndjera.
E verteta ime eshte dashuri dhe respekt per gjthesecilin nga ju qe ishit prane nesh. Perulem perpara dashurise suaj ashtu sic perulem ne skene perpara duartrokitjeve tuaja.Ju dua!!!!!