Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një e re u gjet e pajetë.32 vjeçarja është identifikuar si Luljeta Preza.
Teksa fillimisht u raportua se mund të kishte ndëruar jetë nga shkaqe natyrale, policia ka gjetur shenja dhune në trupin e saj dhe dyshohet se vajza është vrarë.
Viktima është gjetur e zhveshur poshtë urës së “Dajlanit” dhe dyshohet se është dhunuar dhe abuzuar seksualisht.
Dyshime ka se vajza mund të ketë qenë duke ushtruar dhe prostitucion, pasi prej dy dekadash Ura e “Dajlanit” është kthyer në një vend ku vajza nga qytete të ndryshme, por edhe nga Durrësi ushtrojnë këtë aktivitet.Policia po ashtu nuk përjashton faktin se ajo mund të jetë vrarë diku tjetër dhe trupi të jetë hedhur më pas aty ku u gjet.