Fadroma e pastrimit shtyp pushuesin në Pogradec

Një fadromë ka goditur aksidentalisht një pushues në Pogradec. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht pushuesin A. K., 53 vjeç (pushues).

Pushuesi ka qenë i shtrirë në rërë dhe kur ka qenë duke lëvizur mjeti i pastrimit qe sherbente per mbetjet e liqenit, e ka shkelur me njërën gomë.

I lënduari  është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *