Çudirat në Shqipëri nuk kanë fund! Ditën e sotme, një 45-vjeçar shkodran gjatë tentativës për të vrarë një qen endacak, ka plagosur me armë zjarri një person tjetër.
Ky i fundit fatmirësisht është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, shtetasin P. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë”, informoi sot policia e Shkodrës.