Flet pronari i marketit në Tiranë: 37-vjeçarja na kërkonte shpesh alkool pa lekë

Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku motra vrau motrën pas një sherri në familje.

37-vjeçarja Amanda Pushani mbeti viktimë pas goditjeve me thikë që mori nga motra e saj 40-vjeçare, Marsela Pushani. Në deklaratën e saj në polici, kjo e fundit tha se krimin e bëri për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja e kishte kërcënuar me thikë në dorë atë dhe nënën pasi ato i kishin kërkuar që të linte alkoolin.

 Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe një prej pronarëve të marketëve ku 37-vjeçarja shkonte. Jashtë kamerave ai tha se viktima shkonte dhe i kërkonte alkool pa lek, mirëpo theksoi se ajo nuk e kishte kërcënuar asnjëherë.

Madje ai tha se edhe babai i Amanda Pushanit ndërroi jetë nga konsumimi i tepër i alkoolit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, teksa u bë publike për mediet mëngjesin e sotëm. 40-vjeçarja Maresla Pushani qëlloi me thikë motrën e saj, Amanda Pushani, e cila fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *