Një 42-vjeçar gjerman është gjetur i pajetë në jahtin e tij në Vlorë këtë të diele.
Sipas informacioneve paraprake, turisti gjerman i identifikuar si Michael Scherer është gjetur pa shenja jete në jahtin në të cilin punonte si marinar, teksa kalonte pushimet në qytetin bregdetar të Vlorës. Dyshimet e para janë se 42-vjeçari mund të ketë pësuar një arrest kardiak teksa ishte në mjetin e tij lundrues.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e ngjarjes, ndërkohë trupi i Scherer është dërguar në morgun e Vlorës për ekspertizën mjeko-ligjore.