Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se në korrik të vitit të ardhshëm në Pogradec do të vijë Formula 1 e garave botërore të ujit.
Rama shkruan se 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F691032899568851%2F&show_text=false&width=560&t=0
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë
*43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri.