Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një djalë ukrainas ka vrarë pindërit që e kishin birësuar.
Dima Tower 21 vjeç ka vrarë familjen që e kishte birësuar dhe që i kishte falur dashurinë për vite me radhë. Ka qenë një fqinje që ka dëgjuar të bërtitura nga banesa e fqinjëve dhe telefonoi policinë.
Kur policia mbërriti në banesë, gjeti disa pika gjaku në oborr, ndërsa në një dhomë në banesë ishin dhe trupat e pajetë të burrit dhe gruas. Pas ngjarjes 21-vjeçari u arratis, ndërsa vetëm pak orë më vonë policia arriti ta arrestonte.
Robbie dhe Jennifer Toeer në pamundësi për të pasur fëmijë kishin shkuar në Ukrainë, ku kishin birësuar Dima Towrin, atë kohë ishte 14 vjeç. Një fëmijë që kishte humbur nënë dhe ishte braktisur nga babai.
Të afërmit e familjes Tower shprehen se vitet e fundit i riu kishte shfaqur shenja dhune dhe se babai i tij edhe më herët e kishte denoncuar për dhunë, por që ka qenë nëna që ka dashur që i biri të kthehej në familje.