Ende vazhdojnë regjistrimet për klasat e para, por nga të dhënat paraprake mësohet se në Korçë janë regjistruar 228 nxënës më pak se vitin e kaluar. Për Kryetarin e Sindikatës se Pavarur të Arsimit, kjo situatë është tepër alarmante teksa konfirmon mbylljen e klasave të para në disa shkolla. Trebicka shtoi se shkaku i numrit të ulët të nxënësve është emigrimi dhe ulja e lindshmërisë në Qarkun Juglindor.
“ Në shkollat e Korçës do të mbyllen 4 klasa të para, për shkak se janë regjistruar më pak nxënës se vitet e kaluara. Por ka rënie dhe në klasat e tjerë të arsimit 9-vjecar”, tha Leonard Trebicka, kryetari i Sindikatës se Pavarur të Arsimit në Korçë, duke përshkuar që kjo në të ardhmen do sjellë dhe shkurtim të vendeve të punës në arsim.
Shkolla e fshatit Podgozhan në Pogradec nuk do hapet këtë vit për pak të numrit të ulët të nxënësve.
Ky vit i ri shkollor do nisë me një numër më të ulët nxënësish edhe në qarkun e Kukësit. Nga 6 mijë e 800 nxënës që ishin një vit më parë, këtë vit pritet t’u drejtohen institucioneve të arsimit rreth 6 mijë e 585 nxënës.
“Është hap faza e tretë e regjistrimeve. Në klasë të parë janë regjistruar 512 nxënës, ose 99% e nxënësve të parashikuar. Nga regjistrimet kemi pasur vetëm një kasë rënie tek Lidhja e Prizrenit për shkak të numrit të nxënësve. Në klasë të 10-të kemi 470 regjistrime. Kemi pasur rënie 3 klase në gjimnazin “Havzi Nela”, tha Albert Muja Drejtor i ZVAP-Kukës.
Shkaku kryesor është emigrimi, sidomos në zonat rurale ku shkollat janë të rrënuara dhe mungon infrastruktura.
“Ka rënie se nxënësit kanë shkuar në vende tjera. Problematike janë edhe largimi nga shkollat vartëse drejt qytetit. Për shkak se pjesa infraastrukturore, laboratorev të IT, janë më të mira në qytet. Nuk ka mbyllje shkollave apo numrit të mësuesve, por vetëm të klasave”, tha Albert Muja Drejtor i ZVAP-Kukës
Paralelisht nxënësit po pajisen edhe me tekstet shkollore falas në arsimin 9-vjecar.
“Sapo mora librat, tekstet shkollore. Unë këtë vit kam nisur klasën e 7-të. Ju uroj të gjithë nxënësve suksese dhe mesi pres të nis shkollën”, tha një nxënëse.
“I mora të gjitha librat shkollor. Hy në klasën e dytë”, tha një tjetër nxënës.
Përveç gjimnazit “Havzi Nela” i cili nuk është pajisur me bazën materiale pas rikonstruksionit të gjitha shkollat e tjera të Kukësit janë gati për të mirëpritur nxënësit.