Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e kësaj të shtunë.
Viktima është identifikuar si Leartiad Keka, 41 vjeç (në foton kryesore).
Ngjarja ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar me viktimën i cili është ndjekur nga autorët. Mësohet se Laert Keka kishte ndryshuar edhe emrin edhe mbiemrin. Një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë. Dyshohet se makina u perket atentatorëve.
Viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herëtm në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryerë në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.
Kjo lë të kuptohet se vrasja e ndodhur ditën e sotme mund të jetë kryer për motive hakmarrjeje, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të saj.