I vëllai i 25-vjeçares, e cila akuzoi babain e saj për përdhunim, ka rrëfyer detaje nga biseda me të motrën.
I ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur”, të moderatores Evis Ahmeti, ai deklaroi se në telefonatën e fundit që kishte bërë me motrën para se të bënte denoncimin ndaj të atit, ajo kishte qenë duke qarë dhe i ishte ankuar se i “dhimbte barku”.
“Kur i thashë thuaj babait të çojë në spital më tha kam frikë”, rrëfeu ai. I riu, i cili jeton në emigrim, tregoi se lajmin e mësoi nga mediat dhe kur kontaktoi me 25-vjeçaren ajo i kishte pohuar se ngjarja ishte e vërtetë, por nga ai momente s’ka pasur asnjë kontakt me të pasi numri i del jashtë funksionit.
I vëllai i 25-vjeçares: E mësova nga mediat, isha duke punuar. Kushëriri më tha se diçka ka ndodhur por nuk ma tregoi, hapa lajmet dhe e lexova. Nuk e mendova se do ndodhte. E besova deri në njëfarë momenti, por kam dyshimet e mia.
Motra punonte në lokal si pastruese dhe më tha që dua ta lë punën. I thashë si do e paguash qiranë. Babai punonte me ditë, por edhe nga mosha.
Më merrte në telefon duke qarë, më tha “më dhemb barku”. Kur i thashë thuaj babait të çojë në spital më tha kam frikë.
Kur fola më pas me motrën më tha “për ngjarjen është e vërtetë, ekspertiza e tregon”, por unë vetë nuk ka biseduar me babain dhe as ekspertizën nuk e kam parë.
I thashë që do nisem për Shqipëri, do vij të të takoj. Punën nuk vazhdonte të punonte, rri në shtëpi e mbyllur, vetëm me telefon në dorë, por numri nuk i funksionon.
I riu rrëfeu se motra e tij ishte larguar nga jetimorja në Durrës rreth 1 muaj më parë për të jetuar me të atin në Sarandë.
I vëllai i 25-vjeçares: Unë jam larguar jetimorja në moshën 20-vjeçare. Ikja tek tezja ime në Turqi, por rroga s’më dilte sepse dilte. Dy herë e kam takuar motrën, kur erdha nga Turqia dhe më pas kur u nisja për në Bosnje.
Me motrën i kam pasur mirë marrëdhëniet. Motra kishte rreth 1 muaj që jetonte me babain. Babai vinte rrallë në Durrës për ta takuar, pastaj ishte detyruar të shkonte.
Kur isha në Turqi flisja në telefon me të, ndërsa me babain ishin të rralla, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur me mamanë, tezja refuzonte ta përkrahte.
S’kam qenë dakord që motra të jetonte me babain, kur ta shikosh në gjendje të dehur do mërzitej më shumë.
Motrës në jetimore nuk i mungonte asgjë. Përpara se të ikja në Bosnje, ajo u mërzit dhe u prek. Dëshironte të vinte me mua, edhe kur isha në Turqi.
Vitet në jetimore kanë qenë vitet më të bukura të jetës sime, ishte si një ëndërr për ne. Nga familja bilologjike, atje ku jetonim ishte si parajsë.