Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Loutsa të Greqisë, ku u vranë 6 persona, viktimat janë shqiptarë.
Shqiptarët ishin duke udhëtuar me një mjet Ford Focus me targa gjermane RR-6666, kur u qëlluan me breshëri plumbash teksa ishinin në lëvizje nga një makinë me targa false shqiptare dhe një motor.CNN.gr shkruan se janë gjetur 25 gëzhoja në vendin e ngjarjes.
5 nga viktimat janë gjetur të pajetë brenda mjetit, ndërsa një i gjashtë është gjetur jashtë makinës, në tentativë për ti shpëtuar breshërisë së plumbave.
Dyshohet se arma e përdorur në ngjarje është me kalibër 9 mm. Masakra ka ndodhur nga përplasja e bandave për larje hesapesh.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po skanon kamerat e sigurisë për të mbledhur video materiale që do t’i ndihmojnë të zbardhin krimin e rëndë.