Një ngjarje e pazakontë u raportua dje nga kampi i muxhahedinëve të MEK në Manzë, ku një prej anëtarëve ishte arratisur.
Banor i kampit, me origjinë iraniane është arratisur nga kampi në Manzë dhe ka mbërritur në Tiranë. Bëhet me dije se anëtari i MEK është marrë në pyetje nga Antiterrori.
Ai ka folur për mënyrën e arratisjes, teksa ka thënë se arsyeja është se nuk donte që qëndronte më aty, pasi nuk ishte dakord me rregullat brenda kampit.
“Në shenjë revolte u largova nga kampi dhe nuk dua të qëndroj më aty”, mësohet të ketë thënë iraniani, shkruan “Ballkanëeb”.
Kujtojmë që edhe ish-anëtarë të kampit që kanë dezertuar apo dhe të tjerë që kanë njohur nga brenda kampin e MEK në Manëz, ka deklaruar shpesh në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare se iranianët që strehohen atje trajtohen në kushte çnjerëzore.
Rreth dy muaj më parë, autoritetet shqiptare bastisën godinat e kampit dhe sekuestruar dhjetëra dokumente, kompjutera e servera që dyshohet se ishin përdorur për të sulmuar shtete mike të Shqipërisë, por dhe Qeverinë e Iranit, në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e strehimit të tyr