Krizë për vajin e ullirit! Supermarketet lidhin shishet me zinxhirë për të ndaluar vjedhjet

Spanja po përballet me një krizë, që ka çuar në rritjen e çmimit të vajit të ullirit.

Kjo ka bërë, që ky produkt të vendoset në shënjestër të hajdutëve, duke detyruar supermarketet të marrin masa ekstreme.

Në disa fotot të publikuara, shihet se si shishet e vajit janë të lidhura me zinxhirë dhe me dryna, për të ndaluar vjedhjen e tyre.

Vjedhje të sasive të mëdha të vajit të ullirit janë regjistruar edhe në fabrikat e vendit, si “Marin Serrano El Lagar” në Andaluzi, ku në fund të muajit të kaluar persona të panjohur vodhën rreth 60.000 litra vaj ulliri ekstra të virgjër, me një vlerë e llogaritur afër 420.000 euro, ose “Terraverne” ku kanë vjedhur 6000 litra.

Pavarësisht ndryshimeve të fundit në Kodin Penal të Spanjës, i cili tani parashikon burgim nga gjashtë deri në 18 muaj për hajdutët e supermarketeve, problemi po përkeqësohet.

Edhe pse Spanja është prodhuesi kryesor në botë i vajit të ullirit, prodhimi këtë sezon ka rënë me 50% për shkak të thatësirës. Rritja e çmimeve ka një ndikim shqetësues për të gjithë, përfshirë fermerët, supermarketet dhe konsumatorët.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *