Video-skandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici tronditi vendin disa muaj më parë, teksa mbetet ende mister kush është personi që e publikoi i pari videon.
E ftuar në “Breaking”, avokatja e Alma Kaçit, e reja që shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin, Natasha Velia Pelliccione deklaroi se personi që e ka dekospiruar këtë video është mik i Kaçit.
Ajo shtoi se video nuk duhet të bëhej virale, por sipas saj, Kaçi është tradhtuar nga një mik i afërt.
“Personi që e ka bërë publike videon nuk po ndiqet penalisht. Nuk mund të flas më tepër se kush është ai sepse kjo i takon hetimeve. Alma e kishte mik dhe ishte në kuadrin e besimit. Sigurisht e njihte atë person, por nuk më takon mua të flas më tepër për këtë gjë. Video ishte realizuar në kuadrin e investigimit dhe nuk duhet të bëhëj virale.”- tha avokatja.