Konflikti mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e thikave dhe plagosjen e njërit prej tyre në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, një 70 vjeçar ka goditur me thikë në këmbë një 45 vjeçar, pas një konflikti të hershëm mes tyre.
Shkak i konfliktit dyshohet se është për një pronë, teksa i dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.