Edhe pse kishte marrë një ofertë për të qenë pjesë e filmit të “Në Kuadër të Dashurisë”, Efi Dhedhes ka zbuluar se ka refuzuar të jetë pjesë e tij.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ish-finalistja e Big Brother Vip Albania tha se i është bërë një ofertë për të luajtur një rol në filmin e shumëpërfolur, por që ajo e ka refuzuar për një arsye të veçantë.
“Më ka ardhur por nuk më tërheqin shumë. Nuk dua thjesht të futem dhe kaq. Dua që vërtet të më pëlqejë dicka që ta bëj”, u shpreh Efi, duke shtuar se dëshiron që pjesëmarrja e saj të jetë domethënëse.
“Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, tregoi më tej Efi.
Ajo shtoi se nëse do i ishte ofruar një rol protagonisteje, patjetër që do e kishte pranuar dhe nuk do e kishte aspak problem të luante përkrah Luizit dhe Oltës pasi sipas saj, puna është punë.