“Një si ty e dashuron përjetë”-Ky është Alfred Vefa që vrau bashkëshorten 35 vjeçare

Klodiana Vefa është 35-vjeçarja e cila u vra me tre plumba nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e së enjtes në Itali.

Alfred Vefa me të cilin kishte dy fëmijë, 1 vajzë dhe 1 djalë, 14 dhe 17 vjeç, ishte larguar nga shtëpia sepse sipas dëshmive çifti kishte pasur probleme, por ende nuk ishin ndarë zyrtarisht.

Shkak për tragjedinë dyshohet të ketë qenë xhelozia e Alfredit.

Klodiana kishte një faqe në Instagram në të cilën postonte vazhdimisht. Nëse lundron në vitet e shkuara gjenden dhe kujtime me Alfredin i cili kishte një tatuazh dedikuar gruas së tij “në zemrën time je vetëm ti amore”.

Ndërkohë dhe 35-vjeçarja nuk i kishte fshirë fotot me partnerin, pavarësisht situatës kohët e fundit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *