Eksperti zbulon dy pistat e zhdukjes së Ervis Martinaj, hetimet përfundojnë në det

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Story në Top Channel u diskutua zbardhja e 6 vrasjeve nga policia me ndihmën e të të penduarit, Artan Tafani.

Në diskutim ishte dhe eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, që tregoi pistat kryesore të zhdukjes së Ervis Martinajt.

“Dëgjova sot kreun e Prokurorisë së Posaçme, i cili kur u pyet mbi Ervis Martinajn, dhe ajo që ai u përgjigj ishte diçka shumë fluide.

Dimë por nuk kemi të dhëna etj, etj. Sepse normalisht po nuk pate profil ADN-je në rastin më të keq dhe një foto me datat aktuale nëse është i gjallë, nuk thua dot asgjë as për njërin fat, as për tjetrin.

Por hetimet që janë bërë vjet nga policia e Shtetit, me informacione të Shërbimit Informativ të Shtetit, kanë qenë më së shumti, se dy janë mundësitë. Ose ky person ka ikur nëpërmjet Durrësit, ku është pritur nga një femër e pastaj ka ikur në Golem, e pastaj me një motoskaf ka shkuar në një anije në Radë, e që prej aty më pas është zhdukur.

Ose varianti i dytë është që nëse është zhdukur në Durrës, ka ardhur një furgon nga Vlora, dhe më pas nga aty është çuar në Vlorë e kanë ekzekutuar dhe e kanë hedhur në det. Pra këto janë të dy mundësitë, por asnjëra e as tjetra nuk është provuar se nuk ka asnjë lloj prove as për një version as për tjetrin,” tha Karamuço.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *