Një lajm i mirë vjen për të gjithë pensionistët, se duke filluar nga data 1 tetor do të ketë një rritje të pensioneve.
Njoftimin zyrtar e ka bërë vetë kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në facebook, i cili shkruan: “Duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë.”
Ndërkohë edhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet: “Sot (dje), Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë ka miratuar një propozim të rëndësishëm si rritja e pensioneve. Ky është një vendim që vjen në kuadër të politikave vijuese që ka ndërmarrë qeveria për të garantuar një mbrojtje sociale sa më të mirë për shtresat më në nevojë me qëllim reduktimin e efekteve inflacioniste. Ky vendim parashikon indeksimin në masën 8.6% të të gjitha pensioneve: të pleqërisë, të pjesshme, suplementare ku janë mbi 767 mijë pensionistë përfitues. Kjo politikë është ndjekur vazhdimisht në vite. Çdo vit bëhet indeksimi i pensioneve për të përballuar rritjen e çmimeve bazuar në indeksin e çmimeve të konsumit, i cili publikohet nga Instituti i Statistikave”.