Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa disa muaj më parë konfirmoi romancën ish-sportistin, Gent Laskun.Së fundmi dyshja kanë dhënë një intervistë për emisionit “Aldo Morning Show”, ku kanë treguar më shumë rreth historisë së tyre të dashurisë.
Teksa u pyet nga gazetari se si e pritën fëmijët e tyre lidhjen, Eneda tha se ata i kanë kuptuar dhe mbështetur romancën e tyre
.”Ne ishim shokë e më vonë lindi dashuria. Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha.
Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur”, u shpreh këngëtarja. Eneda tregoi se dhurata më e bukur që Genti i ka bërë ka qenë një trëndafil.Nga ana tjetër Genti tha se ka qenë pjekuria, maturia, gjërat që kishin kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin.
“Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, u shpreh ai.