Efektivët prangosin përgjegjësin e Policisë Bashkiake, shiste produkte të skaduara pranë gjimnazit 

Përgjegjësi i Policisë Bashkiake Konispol, Neim Arapi është arrestuar në kushtet e flagrancës nga forcat e rendit. Efektivët e Komisariatit të Sarandës kishin informacione se ky shtetas shiste mallra të kontrabanduara brenda perimetrit të një gjimnazi në Konispol.

Nga verifikimi i produkteve dhe mallrave që 56 vjeçari u shiste nxënësve, ka rezultuar se ato jo vetëm që ishin të kontrabanduara e pa doganë, por u kishte kaluar dhe afati i skadencës.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimit e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë pronarin e dyqanit, shtetasin Neim Arapi, 56 vjeç, banues në Konsipol, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol”, thotë Policia.

Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas duke përdorur detyrën si përgjegjës i Policisë Bashkiake, kishte ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *