Gjergj Zefi, drejtori i portalit mediatik Pamfleti është dhunuar nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e kësaj të marte.
Autoritetet njoftojnë se administratori i një portali në Tiranë, në këtë rast 52-vjeçari Gjergj Zefi, është goditur me sende të forta nga persona të paidentifikuar në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet.
Mësohet se 52-vjeçari është dërguar në spital, ku aktualisht po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po vijon punënë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.
Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.