14-vjeçari i plagosur pas një sherri mes të miturve në Korçë ditën e dielë, është sjellë në gjendje intubimi në orët e para të mëngjesit të djeshëm tek Trauma.
I mituri është gjetur në tokë nga shoku i vëllait të tij pas sherrit, ndërsa të përfshirët ishin larguar nga aty.
Fatmirësisht, sot i mituri e ka kaluar situatën e rrezikut dhe është ngritur ne këmbë, por megjithatë ka ende probleme në kokë.
Në fillim mjekët kanë dyshuar se ka probleme në tru, por nga ekzaminimet ka rezultuar se 14-vjeçarit nuk i janë shkaktuar probleme serioze dhe goditjet.
I mituri është goditur me shkopa bejsbolli vetëm në kokë dhe tek njëri sy është ënjtur, ndërsa në duar ka vetëm gërvishtje.
Mësohet se i riu i ka prindërit e divorcuar dhe nëna është me urdhër mbrojtje nga babai. 14-vjeçari edhe këtë vit kishte vendosur që të jetonte me babain në Korçë për të mbaruar klasën e 9-të, me qellim që gjimnazin ta niste në kryeqytet pranë nënës së tij.