Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Pogradec, ku tre vëllezër për arsye banale plagosën me thikë një 29-vjeçar ditën e sotme.
“Ora News” ka siguruar momentin e plagosjes, ku dëgjohen dhe britmat e 29-vjeçarit që rënkon nga plagët.
Për ngjarjen në fjalë policia bëri me dije se tre vëllezërit janë shitës në treg, teksa me klientin 29-vjeçar janë grindur për blerjen e ullinjve.
Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 29-vjeçarin.\
Momentalisht i dëmtuari është në sallën e reanimacionit, duke marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka rrezik për jetën.
Njoftimi i policisë Pogradec:
Plagosën me mjet prerës gjatë një konflikti një 29-vjeçar, kapen dhe shoqërohen nga Policia 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Më datë 10.10.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.