Që nga sot, 10 anëtarë të familjes Neziri në fshatin Panarit të Korçës kanë shtëpi të re. 7 fëmijë, prindërit dhe gjyshja e tyre e moshuar jetonin në kushte tejet të vështira, madje të rrezikshme në stinën e ftohtë të dimrit.
Falë përpjekjeve të Prefektit të Qarkut të Korçës Nertil Jole, disa muaj më parë u arrit të sigurohej financim nga një fondacion dhe me ndihmën e firmave ndërtuese, banesa u ndërtua nga e para.
Në vendin ku ndodhej një ngrehinë me gurë, është ngritur tashmë një shtëpi e re, komode, e pajisur me orenditë dhe pajisjet bazë për një jetë normale.
Falenderim dhe mirënjohje atyre që iu përgjigjën pozitivisht ftesës për t’i ndihmuar këta njerëz!”, shkruan Prefekti Jole në një postim në FB, me foto ku tregohet gjendja e shtëpisë së vjetër dhe shtëpia e re e ndërtuar rishtazi, ku 10 anëtarë të familjes Neziri do të jetojnë një jetë më të mirë.